Drejtues i Departamentit të Efikasitetit në Qeveri, Elon Musk, kishte një vend të veçantë në fjalimin e parë të mandatit të dytë të presidentit Donald Trump para Kongresit. Trump e falenderoi Musk dhe tha se ky i fundit po punon shumë.
“DOGE – ndoshta keni dëgjuar për të… Faleminderit, Elon. Po punon shumë. Ai nuk kishte nevojë për këtë. Ai nuk kishte nevojë për këtë. Ne e vlerësojmë atë,” tha Trump.
Më pas i bëri shenjë anës demokratike të dhomës: “Të gjithë këtu, edhe kjo anë, e vlerësojnë, besoj. Ata thjesht nuk duan ta pranojnë këtë.”