SHBA – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi një ditë më parë se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve për paqen.
Gjatë fjalimit të mbajtur para Kongresit amerikan, Trump lexoi një letër që tha se sapo kishte marrë nga Presidenti ukrainas, në të cilën thuhej se ekipi i tij ishte i gatshëm të bisedonte për ti dhënë fund luftës.
Sot, më herët, kam marrë një letër të rëndësishme nga presidenti Zelensky i Ukrainës. Letra thotë: ‘Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur, për ta sjellë paqen e qëndrueshme më afër. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit’”, tha Trump duke cituar letrën.
Gjithashtu Trump u shpreh se ka marrë indikacione të forta se Rusia do paqe. Trump deklaroi se Rusia është e gatshme të pranojë paqeruajtës evropianë në Ukrainë.
Në fund të fjalimit, Trump e mbylli duke e cilësuar këtë periudhë si një moment të rëndësishëm për SHBA-në dhe për botën. Ai e quajti periudhën e tij të parë si një nga më të suksesshmet në historinë e SHBA-së, duke theksuar “krenarinë” dhe “besimin” që ai thoshte se kishte ndryshuar në nivel kombëtar.