Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur këtë mbrëmje në mes të një rruge në qytetin e Vlorës. Pamje të rënda, ku disa vajza janë filmuar teksa përleshen fizikisht me njëra-tjetrën.
Fillimisht, në video shihen dy vajza që nisin sherrin mes tyre, por situata degradohet shpejt dhe përplasja fizike përfshin edhe vajza të tjera.
Pavarësisht se një djalë mundohet të ndërhyjë për të ndaluar sherrin, situata i del jashtë kontrollit, ose ai thjesht heq dorë nga përpjekjet e tij. Vajzat kapen për flokësh dhe godasin njëra-tjetrën.
Vetëm falë ndërhyrjes së një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën dhe arrin t’i ndajë, situata vihet në kontroll.
Ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë ngjarje është fakti se vajzat kanë ndaluar makinën në mes të rrugës për të zhvilluar këtë përleshje, duke rrezikuar jo vetëm veten e tyre, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.