Conference League zhvilloi më 6 mars tetë ndeshjet e aktit të parë për fazën e 1/8. Sukes për Chelsea dhe Panathinaikos, ndërsa humbje për Legian. Veç Jagiellonias, të gjitha ndeshjet duken të hapura dhe skuadrat kanë mundësinë për kalimin më tej, pas ndeshjeve të kthimit më 13 mars.
Në “Parken Stadium”, Copenhagen vendas u mposht 1-2 nga Chelsea. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me golin e James në minutën e 46-të. Enzo Fernandez gjeti golin e dytë për djemtë e Marescas, ndërsa dhjetë minuta nga fundi danezët shkurtuan me Gabriel Pereira, duke lënë të hapura shanset për kualifikimin.
Në Athinë, Panathinaikos befasoi 3-2 Fiorentinën. Pjesa e parë ishte e “zjarrtë” dhe me katër gola. Grekët shënuan dy herë me Swiderski dhe Maksimovic, ndërsa Fiore barazoi me Beltran dhe Fagioli. Në pjesën e dytë Panathinaikos shënoi me Tete për suksesin që i jep avantazh minimal për përballjen e kthimit në Firenze.
Conference League, faza e 1/8 – ndeshjet e para:
E enjte, 6 mars 2025
Betis 2-2 Vitoria Guimaraes
FC Copenhagen 1-2 Chelsea
Molde 3-2 Legia
Panathinaikos 3-2 Fiorentina
Borac Banja Luka 1-1 SK Rapid
Celje 1-0 Lugano
Jagiellonia 3-0 Cercle Brugge KSV
Pafos 1-0 Djurgarden