Kohët e fundit, ai shkruan e sulmon publikisht, në një kohë kur duhet të hesht sinqerisht, se nëse do kishim sadopak urrejtje për diktaturën, gjëja më e pakët do ishte, që këtij “gam-hami”, duhet t’i tregohej vendi!
Kllouni i vjetër, i rritur në prehërin e dadove, si i biri më orgjinal i ish-Bllokut, por që nuk i’a vlen të tregosh se kush është dhe i kujt është, e as për lidhjet e tij me kryedemokratin, doktor të gjyshit të tij, që si ai merret me aktrim prej vitesh, megjithëse nuk është aktor, duke ndarë radhën me kolegun e tij, “konkursin”… kush leh më mirë!
Anal-isti i famshëm për bythëlëpirje, i përzënë nga të gjitha studiot, përsëri e gjen fushën, ku të “vjelli” mendimet e tij, sepse teknologjia dhe stalla e madhe e mediave, e mbushur me njerëz të kallëpit të tij, që mbijetojnë me shpifje, intriga, shantazhe dhe teori konspirative, janë gati sa të hapësh gojën… të fusin në vathën e tyre.
Duke qenë se e ka ditur dhe e ka provuar, se si bëhet paraja me lehje në Shqipëri, anal-istit tani sikur i ka humbur nuhatja, ndaj hidhet sa me një krahë në tjetrin dhe herë flet për kalin duke e ngatërruar me mushkën, e herë për mushkën duke e ngatërruar me babain e saj… gomarin.
Hajde ta kuptosh, se çfarë flet dhe për kë flet, kur u drejtohet pjesës më të njohur të artistëve shqiptarë, duke i fyer, se qenkan shitur e blerë, bile qenkan vrarë me lek… si protestues?! Sa mirë, një epok e re e paqes sociale, protestues që paguhen me lekë, që të mos protestojnë dhe protestues që paguhen me lekë, që të protestojnë… sepse nuk kanë motivim.
Ky është cinizmi dhe poshtërsia më e madhe, që vetëm një mendje djallëzore si e tij mund ta shpreh e ta deklamoj, si argument i vërtetësisë…shpifjen e tij. Të barazosh protestën e mijëra qytetarëve, që më “21 Janar” u ngritën kundër diktaturës së re, që po instalohej në vend nga Berisha i ’97-ës, i kthyer në pushtet si kriminel i rehabilitur… me protestën e organizuar dhe dirigjuar nga urdhëruesi i atyre vrasjeve mbi protestues të pafajshëm, vërtet duhet të jesh diagnostikuar nga psikiatri si “deficent mental” dhe si çdo i çmenduri i vlerëson mendimet tuaj si të mençura… në çmendi!
Të shkruash, se u blen pa thënë se kur… ku… sa… si… pse… je veçse një intrigant i falimentuar, që ke mbetur pa “punë”… sepse nuk të ecin në treg, intrigat tuaj. Nuk mund të themi, se je i paditur, se aty ku je rritur ti, ke mësuar shumë për klane, grupe armiqësore, vrasje mes shokësh, eleminime, por është kohë tjetër… ato mësime janë demode.
Por, sa do të mundohesh ti dhe shumë anal-istë të racës tënde, të fyeni njerëz që do të ndjeheshin të fyer edhe nëse do t’i respektonit dhe nderoni duke lehur… artistët, përsëri mbeten artistë, art, ar!
Bëni mirë të kuptoni, se nuk fitohet buka e gojës duke shitur llum dhe baltë, si dikur, kur paguheshit vetëm për të bërë e mos bërë gam-gam, nga kolibja e madhe… studio televizive. Shantazhuesve dhe gjobvënësve, u ka “ngelur ora” tek ish sheshi Rotondo Skënderbej, ajo ora e bardhë në lulishte, që nuk punoj kurrë… e tani gjendet në Lanë!/Ekskluzive.al