Në Mynih u mbajt të shtunën e 8 marsit turneu i boksit “Anuar Fight Night 2”, aty ku boksieri shkodran Nelson Hysa ia doli të fitonte që në raundin e parë dhe bëhej kampion i Europës në WBO. Triumf edhe për Arjon Kajoshin dhe Senad Drinin.
Nelson Hysa
Boksieri Hysa nuk e pati të vështirë kundër rivalit Molina, me shkodranin që e hodhi “KO” që në raundin e parë. Ndeshja nuk pati histori dhe Hysa merr rripin e kampionit të WBO duke konfirmuar shkëlqimin në vitin e dytë radhazi.
Arjon Kajoshi
Shkodrani tjetër, Kajoshi ka mposhtur Casadon me pikë pas gjashtë raundesh. Në ring përballja ka qenë e fortë dhe u desh verdikti i gjyqtarëve që Kajoshi të triumfonte.
Senad Drini
Boksieri Senad Drini fiton përballë italianit Brusa në raundin e tretë me Knock Out teknik (TKO).