Në seancën për masën e sigurisë për Erion Veliajn, prokurori Ols Dado pranoi para gjyqtarit Erjon Bani se i kishte kërkuar Veliajt leje ndërtimi për pallat dhe se e kishte falenderuar Veliajn për lejen. Prokurori Dado shtoi se nuk ishte në konflikt interesi, pasi gjatë kohës kur i ka kërkuar lejen Veliajt, ai nuk ishte prokuror në SPAK, por në Prokurorinë e Përgjithshme. Disa media që sulmojnë Veliajn, pasi i kanë kërkuar leje ndërtimi në zona që nuk lejohet, ‘argumentojnë’ se Dado ka pushuar disa çështje banale ndaj Veliajt, fakt që sipas tyre përjashton hakmarrjen e Dados.
Për ILD, KLGJ, Altin Dumanin, Erjon Banin dhe mediat e mllefosura për lejet e pamiratuara, po shtrojmë disa pyetje të rëndësishme.
Meqenëse Ols Dado ishte një nga pronarët përfitues dhe lejen e ndërtimit e merr kompania e ndërtimit, pse Ols Dado ka ndërhyrë tek Veliaj për lejen e ndërtimit? Pse nuk ndërhyri një pronar tjetër përfitues, por pikërisht Dado? A është kjo ndërhyrje përdorim i pozitës dhe funksionit publik për interesa personale?
Ols Dado thotë se “kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e bashkisë“. Pse duhet të takohej Dado me Veliajn? Për çfarë arsye? Me çfarë rasti është takuar? Në takime janë fotografuar. Fotot i ka edhe Ols Dado. Pse Dado nuk ia tregon fotot me Veliajn kreut të SPAK-ut Altin Dumanit dhe gjyqtarit Erjon Bani?
Përdorimi i funksionit publik nga Ols Dado për interesa personale dhe familjare nuk është një rast i izoluar. Disa fakte dhe prova, të cilat nuk janë bërë ende publike, tregojnë se Ols Dado ka ndërhyrë personalisht tek zyrtarë të lartë dhe ministra të qeverisë Rama për interesa të tij familjare të ligjshme dhe të paligjshme.
–Nëse Erion Veliajt i kërkoi leje për pallat (Veliaj pretendon edhe kate shtesë), po ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja çfarë favoresh i ka kërkuar prokurori Ols Dado duke përdorur funksionin e prokurorit dhe fuqinë ndikuese që të jep ky pozicion?
–Dhjetë muaj pasi Ina Rama dhe Bamir Topi e emëruan prokuror në kundështim flagrant me ligjin, në vitin 2008, në Pogradec, Ols Dado transferohet në Tiranë. Kush ndërhyri dhe ndikoi për këtë transferim kaq të shpejtë? Dadoja e tij Ina Rama apo dikush tjetër?
-Altin Dumani i kërkoi Olsian Çelës dhe KLP-së komandimin e Ols Dados në SPAK në 2023. Kush ndikoi te Altin Dumani për të përzgjedhur pikërisht Ols Dadon mes dhjetëra prokurorëve me karrierë normale dhe të emëruar prokurorë në përputhje me ligjin?
-Përveç Erion Valiajt dhe Ulsi Manjës, kush janë zyrtarët e tjerë që Ols Dado u ka kërkuar favore dhe cilat janë këto favore?
Mirë Veliajt, po ministrit Manja çfarë favoresh i ka kërkuar prokurori “filozof” Ols Dado?