Polonia ka paralajmëruar se mund të kërkojë një alternativë për shërbimin e internetit satelitor në Ukrainë, nëse kompania e Elon Musk, SpaceX, nuk garanton një shërbim të qëndrueshëm.
“Starlink për Ukrainën financohet nga Ministria Polake e Digjitalizimit me një kosto prej rreth 50 milionë dollarësh në vit,” shkroi ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në platformën X.
“Përveç aspektit etik të kërcënimit ndaj një vendi të sulmuar, nëse SpaceX tregohet një furnizues i paqëndrueshëm, ne do të detyrohemi të kërkojmë një alternativë tjetër për internetin satelitor.”
Elon Musk iu përgjigj ministrit të Jashtëm polak me fjalët: “Hesht, burrë i vogël. Ti paguan vetëm një pjesë të vogël të kostos. Dhe nuk ka asnjë zëvendësues për Starlink.”
Më pas, Musk ripostoi mesazhin e Rubio-s, duke e mbështetur plotësisht dhe duke thënë: “Ajo që thotë sekretari Rubio është absolutisht e saktë.”
Pavarësisht paralajmërimeve të Polonisë, mbetet e paqartë se cilat alternativa mund të përdoren nëse Starlink do të largohej nga Ukraina.