“Unë nuk mendoj se Zelensky është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara.” Kështu tha sot Presidenti i SHBA Donald Trump në një koferencë për shtyp.
“Ishte njësoj si t’i hiqja karamele një fëmije”, shtoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të Fox Neës në lidhje me përplasjen në Zyrën Ovale, “Ai është një djalë zevzek, mori shumë para nga ne.
Nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës nuk do të mjaftojë për të rifilluar ndihmën dhe shkëmbimin e inteligjencës me Kievin. Donald Trump u tha këshilltarëve të tij, siç raportohet nga NBC. Presidenti në fakt dëshiron të shohë një ndryshim qëndrimi nga ana e Volodymyr Zelensky dhe disa hapa përpara drejt zgjedhjeve dhe ndoshta edhe drejt dorëheqjes së tij.
Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky tha sot se Gjatë javës së kaluar, Rusia ka kryer qindra sulme kundër popullit tonë me lloje të ndryshme armësh: rreth 1200 bomba ajrore të drejtuara, afro 870 drone sulmuese dhe më shumë se 80 raketa të llojeve të ndryshme”. Lideri ukrainas e shkroi këtë në X dhe Telegram. “Çdo ‘shehid’, çdo bombë ajrore e përdorur nga Rusia, përmban komponentë të furnizuar në kundërshtim me sanksionet. Këto armë përmbajnë mbi 82,000 komponentë të huaj. Çdo ditë ne punojmë me partnerët për të siguruar që vendimet të merren pikërisht për mbështetjen që shpëton jetë: sigurimin e mbrojtjes ajrore, investimet në prodhimin tonë të mbrojtjes, forcimin e sanksioneve kundër Rusisë. Dhe ne vazhdojmë punën tonë për të arritur një paqe të drejtë dhe për të marrë garanci të besueshme sigurie”.