E çuditshme por e vërtetë, në Elbasan kryeministri Edi Rama mund të ketë një kandidate në radhët e Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për Klodiana Çapja, e cila në fakt nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me Ramën, por prej disa vitesh punon në një kompani ndërtimi ku pronar është mik i Kryeministrit dhe familjes së tij.
Çapja nuk është kandidate e Ramës, por ndoshta nëpërmjet lidhjeve të kryeministrit me personin në fjalë, mund të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve qëndrore të 11 Majit.
Edi Rama duket se nëpërmjet njërëzve të bizneseve të ndërtimit, të cilët janë edhe njërëzit e tij më të besuar, ka shtrirë tentakulat në listën e PD-së së Elbasanit.
Nga burime konfidenciale rezulton se, më e votuara e primareve të Elbasanit nga gratë Klodiana Çapja, është e punësuar si drejtoreshë prej disa vitesh në kompaninë “Orion Construction”, e bashkëshortit të Alketa Vejsiut, biznesmeni Ardian Nelo.
Nuk është sekret marrëdhënia e Nelos me Ramën, as e Vejsiut me Lindën, që njihen botërisht për raportet e ngrohta mes tyre, herë herë janë finalizuar dhe me projekte konkrete në fushën ku biznesmeni vepron.
Pyetjet që lindin nga ky bashkim i çuditshëm janë:
Çfarë pazari po luhet të kurriz të demokratëve?
A do ndikoj i besuari i kryeministrit për të devijuar rezultatin e demokratëve të Elbasanit i ndihmuar nga miku i tij?