Tre gjyqtarët që futën në burg Saimir Tahirin për shpërdorim detyre. Engert Pëllumbi u denoncua në 2014 nga Tahiri për lirimin e një personi nga burgu për vrasje nga pakujdesia. Igerta Hysi liroi nga burgu Ben Qimen, por vendimi i konfirmua nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Florian Kalaja me 3 vërejtje nga ish-KLD-ja. Komisioni i Vetingut konfirmoi në detyrë të tre gjyqtarët që u nisën karrierën në 2011.
Nesër Pëllumbi sigurisht do vendosi të njëjtën masë që kanë dhënë paraardhësit, duke mos gjykuar asgjë, por duke noterizuar vendimet e dadove dhe bullonave të ndryshkura të ish prokurorisë paraardhëse që sot ka ndryshuar vetëm emrin… SPAK.
Por kush është Engert Pëllumbi?
Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Pëllumbi e ka nisur karrierën në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit. Në tetor të vitit 2021, Pëllumbi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut.
Megjithatë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, kishte paraqitur në Komisionin e Vetingut, një raport negativ për Engert Pëllumbin, duke e klasifikuar si të papërshtatshëm për të shërbyer në drejtësi, pasi sipas DSIK gjyqtari mund të ndikohej në ushtrimin e detyrës së tij. DSIK i referohej një procedimi penal ndaj gjyqtarit në Prokurorinë e Fierit. Pëllumbi kundërshtoi konkluzionin e DSIK-së si kontradiktor dhe të pabazuar. Raporti i DSIK-së u rrëzua nga KPK-ja si i pabazuar.
“Nga provat e administruara nga Komisioni dhe praktikat e administruara nga organet e tjera ndihmëse në kuadrin e vlerësimit të figurës nuk u provua që subjektit i rivlerësimit të këtë pasur ndonjëherë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar”, thuhet në vendim.
Sa i takon aftësive profesionale, KPK-ja konstatoi disa mangësi në 8 dosjet e analizuara, por që “nuk përbëjnë shkak për ta konsideruar subjektin të papërshtatshëm dhe marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra”.
Engert Pëllumbi figuron në listën e gjyqtarëve të denoncuar nga Saimir Tahiri në vitin 2014, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin se kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia.