Ju kujtohet një farë Salianji, deputet, i ardhur kushedi se nga dhe askush nuk e di, se cilin përfaqëson me mandatin e deputetit. Natyrisht që e mbani mend erotizmin pervers dhe pa kufi, aty në mes të parlamentit, kur pa patur turp, bënte dashuri me kolegen në distancë, me mundësitë, që u kishte dhënë teknologjia.
Për ato që nuk e dinë, kjo quhet seks në telefon, metodë e ndaluar edhe në vende ku bëhen pa patur njohje me biseduesin, jo më në sallën e parlamentit. Por ai, as nuk skuqet e as nuk nxihet, nuk i bie ndërmend për të gjithë njerëzit që përfaqëson, madje ky pervers ka marrë dhe flamurin e partisë, për të bërë moral në emër të moralit, të qyetarit të “përvuajtur”?!
Madje, Salijarani as denjon të kërkoj ndjesë, duke u largur urgjentisht nga ajo sallë, që e ktheu në një bordello! Por ai nuk e bënë dhe del çdo ditë me fytyrë dhe zë, duke shitur moral! Kjo tregon, se sa moral ka forca që përfaqëson, e cila duhet të ia kishte treguar vendin me kohë dhe jo ta promovoi, si heroin e saj.
Ky është një turp dhe skandal, që qytetarët, që ai gjoja përfaqëson… me perversitetin e tij, të mund ta gëlltisin, apo u duket mburrje historia e “djalit nga fshati, zuri të dashur gruan nga qyteti”?! Nuk është çudi, sepse në SHQUP, çfarë nuk ndodh, kur vjen puna për të bërë propagandë cubash, me hisori të tremburish.
Morëm shkas, nga një rast i ngjashëm në Angli, ku një ministër dërgonte mesazhe drejt dy femrave që kishte lidhje, nuk ishin as deputete dhe as gra të martuara! Madje mesazhet, ishin shkëmbyer gjatë kohës së tij të lirë.
Pas publikimit të mesazheve, Andrew Griffiths, ministri i biznesit të vogël në Britani, ka dhënë dorëheqjen me një ndjes të thellë për të gjitha ato, që i kishte zhgënjyer duke e votuar.
“Unë jam thellësisht i turpëruar për sjelljen time, që i ka shkaktuar shqetësime të pallogaritshme gruas e familjes sime, të cilëve u kam borxh gjithçka dhe më vjen turp ndaj kryeministres dhe qeverisë, që jam kaq krenar, që i kam shërbyer.
Unë nuk kërkoj të justifikoj sjelljen time dhe do të kërkoj ndihmë profesionale për të siguruar që nuk ndodhi kurrë më,”- shtoi ish-ministri.
“Me kalimin e kohës shpresoj të fitoj faljen e të gjithë atyre që më besuan.”/Ekskluzive.al