Donald Trump ka krahasuar sërish veten me Elvis Presleyn, duke postuar një foto në rrjetin e tij Truth Social, ku e vë veten përkrah ikonës së muzikës.
Kjo nuk është hera e parë që Trump bën një krahasim të tillë, pasi ai e kishte postuar po këtë foto edhe në Instagram vitin e kaluar, duke shkruar:
“Për kaq shumë vite njerëzit kanë thënë se unë dhe Elvis ngjajmë. Tani kjo foto është përhapur në të gjithë vendin. Çfarë mendoni?”
Më parë, Trump e kishte krahasuar fotografinë e tij të famshme, nga arrestimi i tij në gusht 2023, me fotot ikonë të Frank Sinatra dhe Elvis Presley nga dekada më parë, duke e cilësuar atë si “fotografinë më të bukur të bërë ndonjëherë”.
Po ashtu, Trump ka bërë krahasime të tjera të diskutueshme, si ato me Nelson Mandelan dhe Nënën Terezë.
https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114130744626893259