Rreth 7 orë ka zgjatur seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe katër biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.
Gazetari Anri Bala ishin të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ku e cilësuan të pazakont.
Ai i quajti frikacakë magjistratët e sistemit gjyqësor në tërësi në Shqipëri. Teksa e quajti të papranueshme arrogancën e prokurorit Ols Dado ndaj Veliajt, ai nënvizoi se magjistratët shqiptarë nuk guxojnë të kenë një sjellje të tillë më kryetarët e bandave që hetojnë dhe gjykojnë.
‘Pse nuk e bëjnë me këta të fortët? Këta janë disa byt*ec. Pse janë byt*ec? Nuk e kam vetëm për këta po për të gjithë sistemin e drejtësisë. Këta janë byt*hec sepse këta se kanë bërë me asnjërin nga këta kryetarët e bandave kriminale.
Treçereku i tyre nuk guxonte as t’i gjykonin e jo më t’intimidonin e fyeni, një dilte me raport, një kishte temperaturë, një kishte thyer gishtin, një kishte burrin që po i lindte apo po i lindte gruaja, se s’po merret vesh me këta.
Këta kanë evituar çdo lloj dosje me këta të fortët dhe kriminelët, sepse këta janë Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, te krimi këta e qepin, squk”,- u shpreh gazetari.