Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Kejsi Hysës në Nikël të Fushë-Krujës. Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Hysës, Hysni Ramaj, i arrestuar nga Policia e Durrësit ka thënë para hetuesve se vrasja nuk ka qenë e paramenduar. Ramaj ka thënë në Polici se konflikti ka nisur për shkak të borxhit që dy autorët i kishin viktimës, një sasi parash rreth 8 mijë euro.
Hysa na kërkoi paratë, kishte kaluar afati. Ne s’kishim t’ja jepnim. Folëm në telefon se ishim shokë. Ai na kërcënoi se do na vriste. Na shau dhe ofendoi. U takuam në Lacc. Nga Lacci erdhëm në Nikël. Bëmë fjalë, por s’arritëm të mendonim se do arrinim në këtë pikë.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Kejsi Hysa është vrarë pas shpine. Dy autorët e ngjarjes dyshohet se e kanë ccuar viktimën tek varrezat, ku dhe e kanë vrarë, dhe më pas kanë fshehur armën e krimit tek përroi pranë varrezave.
Ditën e djeshme në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, u gjet i groposur 34-vjeçari Kejsi Hysa. Hysa njihej nga banorët e zonës edhe si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me kamatë. I shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Edmond Theodhori në korrik të vitit 2015, Hysa fshihej prej kohësh në një banesë në Nikël, aty ku kishte kërkuar të merrte dhe një mobileri me qira.