Deputeti i PD-së, Dashnor Sula pasi u la jashtë listave të demokratëve në Elbasan, ka bërë një lëvizje surprizë.
Ai është future në garën e 11 majit si kandidat në listën e hapur, në koalicionin Nisma dhe ”Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt.
Sipas listës së depozituar në KQZ, Dashnor Sula është listuar i fundit në qarkun e Elbasanit, duke u futur në këtë mënyrë në garë për të marrë një mandat deputeti në 11 Maj.