Këngëtari i njohur i muzikës R&B, Ne-Yo, ka konfirmuar hapur se është në një marrëdhënie me katër femra, duke i prezantuar ato me fansat përmes një postimi në Instagram.
“Meqenëse bota është kaq e çuditshme, mendoj se është koha t’ju prezantoj siç duhet me dashuritë e mia. Zonja dhe zotërinj, ju prezantoj piramidën time,” ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit.
Ne-Yo, emri i vërtetë i të cilit është Shaffer Chimere Smith, zbuloi se partneret e tij janë Arielle Hill, Brionna Williams, Cristina dhe Moneii, secila me një pseudonim unik: Cristina – “Pretty Baby”, Moneii – “Phoenix Feather”, Brionna Williams – “Sexy Lil’ Somethin” dhe Arielle Hill – “Twin Flame”
Këngëtari është shprehur se është i lumtur me jetën e tij personale dhe i ka bërë thirrje kritikëve që ose të shprehin diçka pozitive ose të largohen. Ky zbulim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke ndarë publikun mes atyre që e mbështesin dhe atyre që e kritikojnë për stilin e tij të jetesës.