Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë seancës së djeshme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.
Ndërkohë gjykata ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule, i cili lirohet kështu nga burgu. Është lënë në fuqi masa detyrim paraqitjeje për 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi, i cili njihet si një magjistrat me integritet, për të cilin mediat e oborrit të Berishës thanë se ishte mbuluar me miliona euro për të liruar Erion Veliajn.
Dhe pikërisht natyra e gjyqtarit Pëllumbi e bën edhe më të dyshimtë procesin ndaj Erion Veliajt, me prova të arnuara dhe deduksione, me një prokuror në konflikt flagrant interesi, i emëruar në kundërshtim me ligjin, me pesa dhe me një raport të dyshimtë me qarqet greke, pasi pretendon se ka ndjekur një kurs tremujor për filozofi në Athinë.
Ndërkaq, vendimi i shkallës së parë, i korrigjuar pjesërisht nga apeli, është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, çami me flamur grek, prindërit e të cilit dhe madje edhe kushërinjtë kanë ndryshuar emrat duke u bërë grekë dhe janë pajisur me pasaporta greke. Shërbimi grek duket se është në avantazh, por loja nuk ka mbaruar.