Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura gjatë seancës gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia ku qëndron prej datës 10 Shkurt. Kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen.
Deri në këtë pikë kanë degraduar fuksi Ols Dado dhe agai i tij brigadier Altin Dumani, duke i vënë veshin murit, për të përgjuar bisedat e Veliajt me djalin e mitur.
Ndërsa vetë ndihen të tronditur se pse po u dalin dashnoret në media, pallatet, makinat luksoze, makinacionet dhe pazaret me dosje. Dumani dhe Dado kanë përdhosur autoritetin e SPAK-ut, duke i kaluar materiale sekrete një fundërrine mediatike dhe njerëzore, përmes një gazetareje, e njohur si ‘Pretenca’, e cila del në ‘Matrix’ duke marrë doza kokaine nga grupet kriminale për bashkëshortin.
“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore.
Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti?
Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?. Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milion njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale“, tha Veliaj.