Dje, plot 17 vjet nga krimi më makabër kryer nga një shtet me administratën e tij të pangopur për pasurim.
Ndërsa njerëzit presin drejtësi, ish kryeministri Sali Berisha po në atë ditë të zezë mbledh rreth tij një tufë mercenarësh idiot, që vetëm me Shqipërinë dhe rinin shqiptare nuk kanë lidhje.
Të dëgjosh të riun Mehdi Malka , apo “kamikazët qesharak antirama që të hanë… bindesh sinqerisht që kësaj rrace vetëm Toku i’u mungon. Por këta nuk kanë faj, kur qytetaria e vërtetë hesht.
Heshtja e shqiptarëve është vërtet e turpshme, kur shikon se rrugët e Beogradit, Athinës dhe Bukureshtit pushtohen nga mijëra njerëz për pak drejtësi.
Por më e frikshme dh turpëruese është heshtja e drejtësisë gjoja të re, që po na “çudit” me bëmat e saj dhe nga revanshi i paprecedent ndaj administratës publike dhe qeverisë dhe e fshehur deri në krim… si bashkëpuntore e heshtur ndaj dy krimeve shtetërore, ku autorët shëtisin para viktimave si heronj.
Sali Berisha dhe Fatmir Mediu madje dalin dhe protestojnë për pezullimin e Tik Tok-ut, një biznesi kinez në rrjetet sociale, pikrisht në ditën e gjëmës së madhe,duke na bindur edhe njëherë se sa të qetë janë për krimet e tyre, sepse SPAK po na duket si kishë që bekon krimet e shkuara,jo si fuqi që do zhvarroste krimin e mbuluara.
Gjyqet maraton të Gërdecit me ish ministrin, i cili ulet prej vitesh në sallën e parlamentit si “hero”, duke pritur që të shpallet i pafajshëm, nuk do mbarojnë kurrë, sepse ata nuk guxojnë të hetojnë por vegjetojnë dhe na grabëllojnë miliona çdo vit duke fjetur mbi doosjet e gjakosura.
Ndërsa 21 Janarin e ngecur në dorë si patate e nxehtë nga Strazburgu, e hedhin dhe e presin dorë më dorë duke u tallur dhe degradur hetimin, që në momentin që merren në pyetje të afërmit e viktimave që nuk kanë asnjë lidhje me krimin dhe as që kanë qenë në protestë dhe… autorët, bashkëpuntorët dhe shërbetorët në ngjizjen e këtij krimi shtetëror as që i shqetëson njeri për të mos u prishur rehatin.
Heshtja e tyre dhe mburrja pa turpësisht para shqiptarëve për trimërit dhe zbulimet qesharake që po bëjnë në emër të drejtësisë, në fakt nuk ka prodhuar asgjë nga ato që prisnim, vetëm fytyrën e vërtetë e drejtësisë së re, që duhet të kthehet në binarë, për të na kthyer atë që na ka marrë dhe na merr çdo ditë… besimin se ky vend bëhet.
Për këtë duhet të protestoi çdo qytetarë shqiptarë çdo ditë, sepse shteti nuk funksionon për derisa i toleron dhe nuk i ndëshkon këta delirant që çuditrisht trajtohen si mbretër kur janë ca roje që as armën që u është besuar verbërisht nuk dinë të mbajnë në dorë dhe po na vrasin pa dashje por me qëllim… në emër të drejtësisë së tyre. /Ekskluzive.al