Një tragjedi e rëndë u mori jetën 50 personave në Maqedoninë e Veriut, pas flakëve që shpërthyen në një klub nate ku po festonin rreth 1500 të rinj.
Sipas mediave lokale, zjarri dyshohet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.
Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.
Performanca e një grupi të njohur maqedonas në një klub nate është kthyer në një tragjedi. Flakët përfshinë klubin e natës në Koçan, ku po festonin rreth 1500 të rinj. Si pasojë e flakëve kanë humbur jetën 51 persona, mbi 100 janë plagosur. Arrestohen organizatorët e protestës.