Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit ku shtetasi Gjovalin Zyma është qëlluar me breshëri plumbash por fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.
Gjatë momentit të atentatit Gjovalin Zyma ndodhej pranë derës së shtëpisë brenda në një fouristradë model amerikan në momentin kur është qëlluar.
Makina ka pësuar dëmtime të shumta nga breshëria e plumbave ndërsa ende nuk dihen motive e kësaj ngjarje.