Një shtetas shqiptar i moshës 32 vjeçare është gjetur i pajetë këtë të dielë në një rrugë pranë qytetit të Trikalas në Greqi.
Shqiptari kishte qenë në burg deri para pak ditësh dhe ishte liruar më datën 12 korrik. Që nga ajo ditë e deri më sot, shqiptari ishte parë disa herë në shumë zonat të Trikalës, derisa është gjetur i vdekur anës rrugës.
Mbetet mister arsyeja e vdekjes së tij. Policia ka nisur tashmë hetimet të cilat janë shtrirë në pistën e një vrasjeje të mundshme të shqiptarit.