Nga Mentor Kikia
Ishte vetëm një ndeshje futbolli, dhe padyshim respektin e meriton ai që luan më mirë, i cili jo gjithmonë fiton. Ky ishte edhe rasti i Kroacisë. Unë në fakt, doja të fitonte Kroacia, jo sepse mendoj që kemi të njëjtin gjak ilir, por sepse e adhuroj si skuadër, për karakterin e fortë dhe vullnetin që tregojnë.
Po, adhuroj edhe forcën e atij populli, jo vetëm në fushë, por për atë që kanë bërë në vendin e tyre, duke shkuar në majat e standarteve europiane vetëm 25 vjet pasi fituan pavarësinë. Ata sot thjeshtë i dhanë një tjetër dimenson kombit të tyre energjik. Tifollëku i presidentes, ishte një vlerë më vete, një sjellje e mrekullueshme, e aspak një teatër i pështirë politik në kurriz të sportistëve.
Përkundrazi, nuk ndjej asnjë lloj simpatie për francezët që francezë kanë tashmë vetë 4-5 lojtarë dhe presidentin. Një popull që sot po feston trofeun falë lojtarëve emigranë, por që bartin mes tyre shumë rracizëm e përbuzje për të huajt.
E di që këto s’kanë lidhje me futbollin, por janë argumenta për të prodhuar simpati apo antipasti.