Ngritja e KLGJ dhe politika mbajnë peng zëevendësimin e gjyqtarëve
Procesi i Vettingut ka treguar dy anë medaljeje. Nga njëra anë po pastron sistemin e drejtsisë nga të korruptuarit, nga ana tjetër po vendos në kolaps sistemin. Shembulli i prekshëm është shpërbërja e Gjykatës Kushtetuese e cila tashmë me vetëm dy anëtarë në detyrë, është jashtë funksionit.
Sipas ”JavaNews”, në kushtet kur rruga e vetme për zëvendësimin e gjyqtarëve është ndryshimi ligjor, edhe ky duket një mision thuajse i pamundur. Mazhoranca ka çuar në parlament disa ndryshime në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që u hapin rrugë zëvendësimit të të larguarve, por nevojiten 84 vota të cilat shumica nuk i ka.
Nga ana e saj, opozita nuk ka dhënë konsensus për këto ndryshime ligjore. Pakica politike ka vendosur tre kushte që të ulet në tryezë: largimin e ministrit Fatmir Xhafaj,
largimin e Kryeprokurores Arta Marku,
si dhe reformën zgjedhore ku konkretisht kërkohet votimi dhe numërimi elektronik.
Në seancën e fundit mazhoranca vendosi shtyrjen e votimit për këto ndryshime ligjore pasi nuk siguroi dot votat. Opozita braktisi sallën nga frika e rrjedhjes së votave.
Tani që Kushtetuesja de fakto është e rrëzuar, pranë kolapsit janë edhe gjykatat e Apelit siç ka paralajmëruar kreu i ILDKPKI, i cili tha se shumica e gjyqtarëve rrezikohen nga Vettingu.