Muli sot ishte në dilemë për Fundo-rin, që kishte botuar përgjimet e lali Erit nga qelia.
Thirri Lelon për ta pyetur nëse duhej ta përgëzonin apo jo.
— Kam fol me Doktorin, tha Lelo. Nuk duhet falenderuar.
Duhet të japë akoma prova.
Duhet të thellohet, pasi është shumë i keqpërdorur.
Ka marrë gjithë lekët e qeverisë që i takojnë mediave të opozitës.
Sa herë shkojnë këta të Syrit për ndonjë lek te ndonjë ministër i Ramës, u thonë:
“Ja kemi dhënë Fundorit se ai na thotë që flet me Doktorin.”
Duhet të sqarohet kjo punë.
— E di, tha Muli. E gjen në çdo vaki që u ndodhin këtyre ministrave socialistë.
Kujtdo që i vdes ndonjë i afërm në familje, këtë e gjen duke ndarë kafe.
— Epo, Doktori e di këtë gjë.
Plus, më tha që:
“Gjithë jetën e kam pasur spiun të Fiks Fare në parti, po ç’ti bëj Ridvan Bodes që ma futi në zyrë.”
— Është e vërtetë, tha Muli.
Unë ministër i Brendshëm mezi bleva një vilë ilegalisht, ai zëdhënës i Bodes, vilën më të madhe se mua në Lalëz.
— Me Boden s’ka fituar gjë fare, sa ka marrë nga këta ministrat socialistë, tha Lelo.
Dhe Doktori nuk do që të përgëzohet. Duhet të japë akoma prova.
— Po ç’prova të japë ai i shkreti, tha Muli.
Kur ishte tek Fiksi, e thërrisnin të gjithë “koklo…”.
Dhe ai bëri operacion veshët që të mos i thërrisnin më…
Kur shkoi të nesërmen te Topi me veshë të rregulluar, i tha Ismeti:
— S’të kemi sharë nga veshët, të kemi sharë nga koka!