Në Samitin e NATO-s, ku morën pjesë të gjithë liderët e vendeve anëtare, është komentuar gjatë përballja Rama-Trump.
Mësohet se Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka falënderuar kryeministrin shqiptar, për fjalimin e tij.
Duke e ditur se Presidenti Trump shquhet për karizëm, deklarata e tij dhe vlerësimet ndaj Ramës janë komentuar në mënyra të ndryshme.
Gazetari Elvi Fundo, ndërsa ka cituar deklaratën e Trump, ka ironizuar, duke thënë, se tashmë Rama do të ketë probleme.
“Ore e paska varrosur të gjallë Ramën ky…! Se tani jan 27 kryeministra që e duan të pjekur në hell të ziun…”, ja shkruar Fundo në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
“I vetmi kryeministër që kupton situatën në NATO, që kupton Amerikën dhe politikat që po ndiqen, është kryeministri shqiptar. Ku është ai? – është drejtuar Donald Trump për të gjetur kryeministrin shqiptar mes liderëve të tjerë dhe më pas iu drejtua në sy: Falemnderit Kryeministër”.
Ore e paska varrosur te gjalle Ramen ky…!
Se tani jan 27 kryeministra qe e duan te pjekur ne hell te ziun…