Altin Dumani dhe struktura që ai po drejton deri në 18 dhjetor 2025, është përfshirë në skandale të njëpasnjëshme, në mënyrën e funksionimit me standarte të dyshimta dhe antiligjore.
Përgjimet e një të izoluari me reputacion të lartë në politik dhe drejtimin e Tiranës si Erion Veliaj, për të krijuar telenovela absurde dhe qesharake, si të një krimineli të rrezikshëm, i cili po të lirohej do i bënte gjëmën, është një pjesë e literaturës së mësuar nga ish intrigantët, që kanë gëluar dhe gëlojnë akoma në të ashtquajturën drejtësi.
Bashkëpunimi në sinkron mes strukturës së hetimit me atë të gjykimit, si dy motra të të njëjtës mitër të gjakosur të padrejtësisë, që shpresuam se e hoqëm qafe, është një krim shumë më i rëndë se shitja e drejtësisë… kjo quhet varrosje e shpresës dhe e shtetit të së drejtës, ku të gjithë jemi të barabartë.
Të përfshihesh në një krim nga mbrojtja që gabimisht u ka dhënë ligji, i bërë nga ligjbërës mediokër, nuk do të thotë se kanë përfituar pafajësi të përjetshme.
Më e rëndë është heshtja e Altin Dumanit, i cili pas malit me akuza nga mediat, jo ato që shërbëjnë si zëdhënëse të tij, por ato që luftojnë brenda pushtetit të tyre, as që merr mundimin të dal publikisht dhe të deklaroi se me çfarë të drejte shitën bisedat private të një të ndaluari në gjirizin mediatik, për t’i shërbyer si prezervativ për të mbrojtur SPAK nga AIDS, sepse infeksionin e ka marrë?
Kush janë tregtarët brenda strukturës që shesin dosje për të njollosur hetimet dhe viktimizojnë, gjykojnë publikisht, e më pas dënojnë një të pa hetuar, që atyre dhe sojit të tyre nuk u pëlqen, për gjithë ndryshimet që i ka bërë Tiranës?
Përse nuk i ndalon SPAK publikimin e këtyre materialeve, që edhe nëse nuk janë sekret, shkelin rëndë ligjin e të drejtave të një të burgosuri, i cili e di shumë mirë që përgjohet por i beson ligjit… që ndalon bërjen publike nga organi i akuzës të bisedave private dhe familjare, që nuk kanë asnjë lidhje me hetimin?
Si është e mundur që drejtuesi i SPAK nuk e kupton, se është një drejtues i radhës dhe nuk është askushi, që mund ta përdor pushtetin e momentit, si drejtues biznesi, duke përdorur standarte të dyshimta dhe të dënueshme sipas pëlqimeve të tij?
Altin Dumani mund të jetë në delirë, sepse ka kaluar vetingun… por nuk ka kaluar ylberin, që mund të sfidoj aq lehtë akuzat mediatike që shumë shpejt për dikë brenda SPAK dhe BKH do të kthehen në akuza të rënda penale. /Ekskluzive.al