Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, pranoi në një seancë të hapur në Gjykatën Kushtetuese se SPAK ka krijuar një praktikë të marrjes së lejes prej gazetarëve në SPAK para se të publikojnë një material që përbën sekret hetimor.
Deklarata u bë në sancën e Gjykatës Kushtetuese që shqyrton ankesën e gazetarit Qyno të cilit i janë sekuestruar mjetet e punës nga SPAK për të identifkuar burimin e informimit.
Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.
Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.
Deklarata tregon se SPAK ka krijuar një “normë ligjore” përmes praktikës së kontrollit mbi median.
Kjo është një provë më shumë se dhe përgjimet e familjes Veliaj nga burgu janë publikuar me leje të SPAK në portale që ata i përdorin për progandë dhe denigrim të kritkëve të tyre.
Debati mes gjyqtares Zaçe dhe dy prokurëve të SPAK ishte i gjatë dhe shumë i dobishëm për të kuptuar paligjshmërinë në të cilën vepron SPAK në kontrollin mbi median.