Malli’ përdoret kryesisht për efektin e euforisë. Përdoruesi dëshiron t’a përjetojë euforinë në mënyrë të përsëritur, duke trashur ‘vizat’. Por, sipas mjekëve trupi nis të reagojë gjithmonë e më pak ndaj ‘vizës’, fenomen i cili quhet tolerancë. Kështu, nevoja për të thithur viza më të trasha dhe të gjata, për të përjetuar euforinë e fillimit, nis të degradojë individin nga ana psikologjike sociale dhe financiare. Ky cikël çon gradualisht në varësi ndaj ‘mallit’.
Degradimi psikologjik karakterizohet nga ide të çuditshme dhe groteske, nga mendime të ҫmendura të përndjekjes, nga paranoja e thellë, fiksimet, psikoza, mungesa e mendimit kritik, agesiviteti, shpëthimet emocionale, ideja se të kanë rrethuar, ideja se po të përgjojnë kudo, ideja se po bëjnë plane kundra, shpikja e kauzave dhe ndjekja e tyre, përndjekja e njerëzve të tjerë etj.
Pasojat janë më të rënda kur ‘vizat’ shoqërohen me alkool. Por, pasojat janë më shkatërrimtare kur përdoruesi nuk e pranon realitetin dhe kur mendimet e tij, dukshëm nën efektin e ‘mallit’, i shpërfaq në portal dhe në ndonjë televizion, ku i japin akses, siç është rasti i Vesho mallistit. Ditët e fundit, Vesho ka publikuar disa interpretime të prokurorit Ols Dado mbi përgjimet e Veliajt në burg, në funksion të bindjes së gjyqtarit Engert Pëllumbit për të mbajtur Veliajn në burg.
Nuk është as ndonjë investigim, pasi nuk ka bërë kurrë në jetën e tij. Nuk është as ndonjë zbulim dhe as demostrim i ndonjë aftësie gazetareske. Janë disa interpretime mbi një relacion me interpretime të prokurorit për bisedat e përgjuara, në të cilat nuk ka asgjë rënduese, ndoshta edhe nga fakti se Veliaj ishte i vetëdijshëm se po përgjohej.
Këtë intepretim mbi intepretimin e Ols Dados, Vesho e konsideron si arritje të madhe. Dhe për këtë punë heorike ka dy ditë që kërkon para nga shteti, praktikisht para shtesë nga qeveria. Themi para shtesë, pasi tarifën e merr çdo muaj nga një ministri e qeverisë, madje dyshohet se ka marrë edhe paratë që i ‘takojnë’ Syrit dhe disa mediave të tjera ‘opozitare’.
Vesho kërkon shpërblim për këtë shërbim dhe punë skrupuloze ‘investigative’, jo me zarfe si zakonisht, por me vendim qeverie. Pra, të mblidhet qeveria dhe të vendosë që Vesho mallistit i takon kjo shumë parash pasi ka publikuar intepretimin e Ols Dados mbi përgjimet e Veliajt!