Sali Berisha, sulmoi përsëri sot Vettingun dhe Reformën në Drejtësi, duke paralajmëruar zhbërjen dhe rikthimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar apo larguar, edhe pse mes tyre ka të dënuar me burg.
Berisha u ndal edhe te reforma në drejtësi, teksa së fundmi është parë në fushatë në Itali në krah të ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe të dënuar me 2 vjet burg, Adriatik Llalla, duke përfshirë në listat e kandidatëve të PD-së në Lezhë e Durrës ish-gjyqtarin ‘sheik’ Gjin Gjoni dhe ish-prokurorin Arjan Ndoja.
Berisha paralajmëroi rikthimin e të gjithë ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve që sipas tij u përballën me narkoshtetin dhe në shenjë hakmarrjeje u shkarkuan me Vetting.
“Gjykatësit dhe prokurorët dhe prokurorët që u larguan në mënyrë të padrejtë nga vettingu me gjueti shtrigash, u larguan se u përballën me krimin dhe bandat e qeverisë socialiste, janë jashtë institucioneve si hakmarrje për ta, të gjitha këto marrin fund. Besoj plotësisht te ju. Kam denoncuar në Këshillin e Europës, vij prej andej, torturat në burgjet shqiptare.
Transformim rrënjësor në fushën e rendit dhe sigurisë, me besim të plotë se do jetë një nga reformat më të suksesshme. Kontejnerët me euro shkatërrojnë çdo konkurrencë këtu, ndaj nuk vijnë investitorët, madje edhe kur kërkojnë në Google u del se është vend i pasigurtë, e sugjeronte që mos shko.
Do i arrestojmë duke nisur nga ministrat që janë të lidhur dhe mbrojnë krimin. Kryeministri ka sjellë krimin dhe me paratë e tyre ndërton kullat në Tiranë. Do i gjejmë dhe do i marrim kudo që janë, në Dubai apo deri në Aruba”, tha Berisha që e di se PD në pushteti vjen mbasi t’i ketë mbirë bari në varreza Saliut.