Analisti Frrok Çupi thotë se kreu i PD, Sali Berisha, është lider i djallëzuar, teksa kjo forcë politika ka zgjedhur 11 prillin për hapjen e fushatës, datë që përkon me vdekjen e ish diktatorit Enver Hoxha.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha zgjodhi këtë datë, pasi ka detyrime ndaj komunistëve.
“Jam i sigurt se me të gjithë djallëzit dhe lidhjes së PD, megjithatë, përveç djallëzisë së liderit të tyre, i cili, gjatë gjithë kohës le të kuptohet se ka lidhje me agjenci të fshehta, me vetë policitë sekrete rreth e rrotull, dhe ka detyrime ndaj tyre, të tjerët janë budallenj.
Të mos e kapësh këtë gjë, ajo është ditë që e ka vulosur Enver Hoxha, nuk rri vula e Sali Berishës mbi vulën e Enver Hoxhës. Shfaqet haq hapur sa ishte përpjekur ta mbulonte faljen e detit, në shpërblim të ardhjes në pushtet.
Edhe në Bruksel shfaqet Dora Bakojanis. Pse ka shpresë ka mbetjet e agjenturave vorio epiropite, ka shpresë se Sali Berisha dhe grupi i tij do ngjallen. Duket si një aventurë. Shqipëria është anëtare e BE, pavarësisht se vendimi merret nga vende të tjera. Ka një shpjegim të situatës.
Një opozitë, edhe kur është normale, në popullin e vet gjen alternativa që nuk janë plotësuar, te ne, është plotësuar e tërë fusha. Jemi në një situatë ku janë mbuluar zjarret, gëmadhat që shkaktoi PD, armiqësitë janë mbuluar”, theksoi ai.