Arka e Noesë do të gjendet shumë shpejt, dhe është një grup eksploruesish që shpresojnë për këtë. Në Bibël thuhet se arka ndaloi “në malin Ararat”, në Turqinë e sotme, pas 150 ditësh.
Në 2010, një grup eksploruesish të krishterë ungjillorë thanë se gjentë gjurmë të anijes biblike në mal. Por kërkimet u kundërshtuan nga ekspertë të cilët thanë se nuk kishte prova reale.
Tashmë “kërkuesit e arkës” thonë se ka fakte të reja që mali Ararat është vendi ku arka dhe njerëzit e saj zbritën në tokë, dhe provat e reja kanë një pritje të ngjashme me atë të komunitetit shkencor.
Eksploruesit e krishterë ungjillorë në 2010, nisën ekspeditën për të eksploruar zonën se ku mendohet të jenë mbetjet e arkës.
Pas disa javësh ata thanë se gjetën mbetje drusore të një strukture si arka, rreth 4 mijë metra në mal. Ata thanë se përcaktuar kohën përmes mbetjeve të karbonit, dhe bëhej fjalë për 4800 vjet më parë, rreth kohës kur Arka ka qënë në det.
Pavarësisht se konsiderohet një ngjarje historike pjesa më e madhe e arkeologëve nuk besojnë si ekziston historia letrare e Arkës./Bota sot