Në Partinë Demokratike, duket se të gjithë duan t’i ngjajnë Donald Trump.
Në fillim i morën slloganin duke e ndryshuar paksa: “Ta bëjmë Shqipërinë madhështore”.
Tani kanë vendosur ta kopjojnë edhe për mënyrën e fushatës.
I pari e ka filluar djali i Fahri Balliut.
Ai tashmë shfaqet si Trump, me një kapele në kokë, që shkruan “Ta bëjmë Shqipërinë madhështore”.
Dhe me Balliun, është e sigurtë që Shqipëria mund të bëhet madhështore!