Një vajzë fitonte rreth 500 euro në natë, që i bie rreth 12 mijë euro në muaj.
I mjaftonte të menaxhonte tre vajza për të arritur një fitim prej 40 mijë eurosh në muaj.
Mund të mendoni se bëhet fjalë për ndonjë biznes të madh, por në fakt s’është gjë tjetër veçse prostitucion i pastër.
Ky është përfundimi që doli nga hetimet e rrjetit të madh të prostitucionit dhe më tej çoi në arrestimin e 25 personave.
Mes tyre ishin edhe vajzat e përfshira në prostitucion, pjesa më e madhe e të cilave shqiptare, rumune dhe moldave të moshave nga 20 në 25 vjeçe.
Të gjitha kishin shkuar në Itali me premtimin se do t’u gjendej një punë.
Në krye të organizatës qëndronte shqiptari me origjinë nga Fieri, i identifikuar me inicialet K.M., i njohur edhe si “lo zio”, daja.
Ai, bashkë me kushërinjtë e tij fierakë, detyronte tutorët e tjerë që të blinin zonat që menaxhoheshin nga vajzat.
Secila prej të rejave merrte me qira një pjesë të trotuarit në një zonë periferike.
Policët kanë thënë:
Paratë rridhnin lumë”.
Ata kanë bërë me dije se daja dhe njerëzit e tij ishin të përfshirë edhe në trafik kokaine e heroine.
Disa prej tyre janë arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë operacionit iu është kapur edhe një sasi prej rreth 1 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë, në Genova.
Gjithashtu, në një apartament janë gjetur edhe rreth 37 mijë euro kesh si dhe një pistoletë.
I gjithë hetimi nisi pas denoncimit të një prej prostitutave të shfrytëzuara.