Pasi çdo herë ka ëndërruar revolucione në miniatur dhe ëndrra të varrosura përfundimisht sot përsëri Brisha do kthehet në vendin e krimit, aty ku pushkatoi pa gjyq katër qytetarë, për të mbajtur me dhunë karrigen e tij, që i ishin thyer këmbët prej vitesh…nga kalbja dhe lagështia.
Sali Berisha me makthet e atij sheshi del përsëri me fantazinë se diçka do ndodhi ndonjë 97′-të apo 98’të dhe ai i vdekuri i pakallur politikisht do ngrihet nga krevati i reanimatorit, për të qenë aty ku nuk do jetë kurrë fizikisht dhe realisht… te zyra e katit të tretë, e uzurpuar nga Edi Rama, jo me molotove dhe pordhë nga gojëra që ndyejnë vendin, por me votë plebishitare që nuk e ndërronë kahun lehtë, aq më tepër kur konkurent është një njeri që erdhi ng zgafellat e diktaturës, duke u ngjitur si m*ti pas këpucës… rrugës së demokratit ish komunist.
Ndaj edhe sot ndoshta për herë të fundit Berisha do e shikojë me dylbi dhe nostalgji nga larg atë zyrë, sepse 12 Maj është afër dhe çdo gjë mund të sjellë, por kurrë uljen e tij në karrigen kryeministrore.
Turma, nëse do e ndjeki do e shikoi me keqardhje se ku janë katandisur, duke ndjekur një të roitur nga trutë, që shpreson se do kthehet në pushtet nga një mashtrues ordiner lobimesh amerikan, si sherifi shpëtimtar i qyetetit pa qytetarë, por me ushtarë që nuk do e kuptojne se çfarë kërkojnë dhe deri ku do shkojnë, duke ndjekur fantazma që fluturojnë me presh pas 30 vitesh sistem hibrid demokracie ne shartim.
Të paktët një muaj Berisha do e kujtoi 11 Prillin si çe ka kujtuar gjithëmonë me dhimbje… si ditën e vdekjes së babait ë tij shpirtëror Enver Hoxha dhe i dëshpëruar se sa afër e kishte për herë të fundit… dritaren e krimit që nuk e hapi dot. /Ekskluzive.al