Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën, duke postuar një foto të drejtuesit të fushatës së demokratëve Chris La Civita, i cili ka pozuar me dorën hapur, duke treguar nr 5.
Sipas Ramës ky është tregues që qytetarët nuk kanë rrugë tjetër, por të votojnë numrin 5 në fletën e votimit, që është Partia Socialiste.
Rama e ka quajtur LaCivita-n me ironi “Latifi”, që sipas tij e ka kuptuar se do të votohet PS-ja, duke vendosur përbri dhe flamurin e Shqipërisë dhe të atë BE-së.
“VOTO 5! Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, shkruan Rama në facebook.