Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës se Unioni evropian ka bllokuar negociatat me vendin tonë.
Në një video në rrjete sociale, Rama ironizon Berishën ndërsa shton se hapja e një tjetër grupkapitulli është një dëshmi “kokëfortë” e rrugës së pandalur drejt BE.
Sipas kryeministrit, konferenca e sotme tregon edhe njëherë angazhimin e palëkundur për të përmbyllur negociatat brenda 2027.
“Po si thanë qua qua qua e kënetës nuk ka më hapje kapitujsh, iku kjo punë e bllokoi BE narkoshtetin se vetë bufi shkoi në Evropë bashkë me qirje Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit.
E pra ja ku jam rrugës nga Brukseli në Luksemburg, ku sot pasdite hapet grup kapitulli i tretë i negociatave me BE, si tjetër dëshmi kokëfortë se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE.
Sot është një tjetër stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor, mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda 2027”, tha kryeministri.