Janë mësuar dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League.
Pavarsisht humbjes 3-1 ndaj Dortmund, Barcelona i falet fitores 4-0 në aktin e parë, për të prerë kështu biletën për në fazën tjetër.
Te verdhezinjtë spikati Guirassy me 3 gola, ndërsa autogoli i Bensaibinit shkurtoi diferencat. Barcelona mbetet një nga ekipet favorite për të fituar Champions.
Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, PSG pëson humbje të ëmbël 3-2 në ndeshjen e kthimit dhe shkon në gjysmëfinale.
Sa i takon sfidës, kampionët e Francës shënuan me Hakimi dhe Mendes, ndërsa përmbysën ndeshjen Tielemans, Mc Ginn dhe Konsa për Aston Vilën.