Pas kritikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria do të heqë dorë nga koncesionet me propozim të pakërkuar, një prej kauzave kryesore të opozitës kohët e fundit. Vetë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka deklaruar se është kundër kësaj praktike, ndaj dhe në shtator pritet që ligji për koncesionet të ndryshojë me qëllim anulimin e kësaj procedure, e cila nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi. Sipas tij, aktualisht numërohen mbi 319 kontrata të dhëna pa garë, çka sipas tij po shkatërrojnë vendin. “Për mua koncesione apo kontrata koncesionare në formën e propozimit të pakërkuar nuk duhet të ketë. Kur të vijë ligji, Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka marrë përsipër të hartojë ligjin e ri, po e diskuton draftin me palët respektive, unë besoj se në shtator do të jetë në Kuvend. Dhe natyrisht gjithsecili nga ne ka gjithë të drejtën të bëjë propozimet e tij”, deklaroi Braçe.
Opozita, akuza qeverisë
Qeveritë në vitet e fundit Shpallet fituesi për HEC-in e Veleshicës, 7.3 mln euro investim Nis zbatimi i Termave të Referencës për fillimin e projektit IAP Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “BE-IS” dhe “ELPROM” janë shpallur fitues të tenderit për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Veleshicës, në qarkun e Dibrës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte caktuar si investim minimal për projektin vlerën prej 750 milionë lekësh, ndërsa oferta fituese tashmë ka arritur në gati 928 milionë lekë.
Në garë konkurronin gjithsej tre bashkime kompanish, prej të cilave dy janë skualifikuar nga komisioni i dhënies së koncesionit. Sa i takon detajeve të ofertës fituese, ajo parashikon një tarifë koncesionare prej 2.2%, për një afat shfrytëzimi prej 35 vjetësh, kohë pas së cilës vepra energjetike do t’i kalojë në pronësi shtetit. Fuqia e instaluar në hidrocentralin, që do të ngrihet mbi pellgun ujëmbledhës të lumit me të njëjtin emër, është prej 13,917 kW dhe do të prodhojë 47.2 gWh energji elektrike në vit. Punimet për ndërtimin e HECit pritet të nisin menjëherë pas lidhjes së kontratës mes palëve dhe do të zgjasin 8 muaj. Ka nisur zbatimi i termave të referencës për projektin e tubacionit Jon-Adriatik (IAP).
Sipas konfirmimeve të ministrit të Ekonomisë së Malit të Zi, qasja e vendosur së bashku me ministrin e Energjitikës, Gjiknuri do të fillojë zbatimin shumë shpejt. “Zbatimi i termave të referencës për projektin e tubacionit Jon-Adriatik (IAP) ka filluar. Gjatë periudhës së mëparshme, Ministria e Ekonomisë intensifikoi komunikimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë me qëllim të krijimit të një qasjeje të përbashkët për zbatimin e IAP. Për këtë qëllim u krijua një ofertë e përbashkët për zhvillimin e Dizajnit kryesor të IAP Malin e Zi dhe Shqipërinë, dhe ne kemi aplikuar për një grant në kuadër të Thirrjes së 15-të të Thirrjes së Thirrjeve për Avancimin e Grantit të Ndihmës Teknike të Projektit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua për zhvillimin e dizajnit konceptual në vlerë prej 2.5 milion euro”, tha ministri i Ekonomisë i Malit të Zi, Dragica Sekuliç.
Tirana po bëhet më e shtrenjtë, të ardhurat në vend numëro Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër në katror deri në 2500-3000 në zonat pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës. Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj. Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017- n kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit Europian). Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë. Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me të ardhurat të disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë. kanë dhënë qindra koncesione me propozim të pa kërkuar si për shfrytëzim të pasurisë publike ashtu edhe në shërbime, të cilat janë kaluar mes debatesh të forta politike. Së fundmi opozita këmbëngul se qeveria i ka dhënë këto koncesione pa garë, pikërisht për t’i dhuruar ato tek klientët e saj.
Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se e ka kthyer dhënien e koncesioneve dhe tenderëve me ofertë të pakërkuar në një praktikë pune, duke eliminuar garën mes kompanive. Tabaku tha se 4 nga 7 projektet e paketës ‘1 miliard’ janë dhënë pikërisht në këtë formë.
“Forma ofertë e pakërkuar ka qenë në legjislacionin aktual të koncesioneve si përjashtim nga rregulli. Tani është bërë rregull. Tani forma e ofertës së pakërkuar ekziston në çdo lloj shërbimi, prokurorimi që jep qeveria. Po, është e vërtetë që ka qenë në legjislacion. Por ligje speciale, duke filluar nga aeroporti i Vlorës, duke vazhduar ne Rrugën e Arbërit e duke përfunduar me Teatrin, që e shkelin ligjin e koncesioneve, sigurisht që tregojnë se nuk ka më respekt as për ligjin e as për Kushtetutën. Nëse do ekzistonte një minimum respekti ndaj ligjit, sot të gjithë ata që sjellin këto ligje në Parlament, do të duhej të Për mua koncesione apo kontrata koncesionare në formën e propozimit të pakërkuar nuk duhet të ketë. Kur të vijë ligji, Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka marrë përsipër të hartojë ligjin… ishin prapa dyerve të burgjeve”, deklaroi nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku.
Braçe paralajmëron ndryshim ligji Deklaratës së kësaj të fundit iu përgjigj Braçe, i cili tha se nuk mund të quhet përjashtim nga rregulli, kur aktualisht kemi mbi 319 kontrata koncesioni sipas formës me propozim të pakërkuar.
“Nuk është përjashtim nga rregulli kur janë mbi 319 kontrata sipas kësaj forme. Sipas kësaj forme, qytetarët shqiptarë paguajnë nga xhepi i tyre tarifa nga porti i Durrësit deri tek kolaudimi i automjeteve sepse nuk ka qenë përjashtim nga rregulli, por ka qenë rregull”, theksoi Braçe. Aktualisht, Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik disa ndryshime në ligjin aktual, duke synuar rritjen e kontrollit gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra nga Autoritetet Kontraktuese me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet.