Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në një provincë të Napolit, ku është përfshirë edhe talenti i Interit, 16-vjeçari Paskuale Karlino.
Siç raportojnë mediat italiane, motori ku ishte pasagjer Paskuale, është përplasur me një makinë, në zonën e Santa Maria La Carita. Klubi i Interit i ka dhënë edhe një mesazh mbështetjeje në TWitter: “Forca Paskuale, i gjithë Interi është me ty”.