Shqipëria është në prag të rijetëzimit të industrisë së vjetër ushtarake me synimin për t’u kthyer në fuqi prodhuese dhe eksportuese.
“Jemi duke negociuar me aleatë të mëdhenj, kompani nga më të mëdha dhe prestigjozet në fushën e mbrojtes. Së shpejti ky program do të nis konkretisht këtu në Rubik pas firmosjes së marrëveshjes.”, tha Rama.
Transfomimi dhe rijetëzimi i rrënojave industriale të së kaluarës pritet të ketë një impakt pozitiv në ekonominë e vendit.
“Këto qendra të industrisë ushtarake do të jenë të ndara në disa pika të territorit dhe sipas profileve do të profilizohen në prodhimeve të llojeve të ndryshme. do të hapet një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish.”
Ambicia për Shqipërinë është e madhe, duke synuar jo vetëm prodhimin e municioneve luftarake
“Pjesë e këtyre investimeve prietet të jetë edhe prodhimi i automjeteve ushtarake. Një nga elementët që do prodhojmë janë dronët inteligjentë. ”
Rama foli edhe për një tjetër aspekt, fuqizimin e forcave detare në bashkëpunim me shtetin italian.
“Po në bashkëpunim me Italinë, me një ndër ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të anijeve në botë, kemi marrëveshje mirëkuptimi për të bashkëpunuar për ngritjen e bazës së prodhimit edhe të riparimit të anijeve në Shqipëri, gjë që do të na japë mundësi të prodhojmë për vete dhe të eksportojmë”, u shpreh Rama.
Më herët kryeminsitri Rama inspektoi Qëndrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut e cila ka nisur punën për vëzhgimin e 200 km të para 24/7 me koordinimin e Policisë Rrugore, Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Emergjencave Civile.