Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka planifikuar të marrë gjysmën e pagës që merrte paraardhësi i tij.
Siç raporton agjensia turke e lajmeve, “Anadolu Agency”, Obrador ka thënë se asnjë zyrtar shtetëror nuk do të ketë pagë më të lartë se presidenti, i cili do të marrë 108 mijë peso, ose 5707 dollarë.
Gjithashtu presidenti i sapozgjedhur ka rikujtuar premtimin e tij për ndërprerjen e pagesave shtesë për zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilat merren nga taksat e qytetarëve.
Sipas tij, këto reforma po bëhen me qëllim që buxheti i shtetit të arrijë tek të gjithë.