Reforma zgjedhore po shkon drejt fundit dhe se shumë shpejt Edi Rama dhe Lulzim Basha pritet të riaktivizojnë marrëveshjen e 18 majit. Ndryshe nga Reforma në Drejtësi, ajo zgjedhore po shkon në rrugën e duhur dhe palët duekt se kanë gjetur konsensusin e plotë. Kjo gjë është konfirmuar nga bashkëkryetari i kësaj reforme, Bledi Çuçi, i cili ka shpërndarë disa foto nga ku ka dhënë edhe detaje nga vizita e zhvilluar në Francë dhe Belgjikë.
Faleminderit zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë që e organizoi këtë shkëmbim interesant”, tha ai.
Delegacioni përbëhej vetëm nga PD e PS dhe nuk ka patur asnjë përfaqësuses nga forcat e tjera politike. Sipas ‘’SOT’’ drafti është finalizuar nga këto 2 forca politike dhe pritet t’i dërgohet Kuvendit, kun ë shtator do të propozohen nene për ndryshimin në Kodin Zgjedhor. Por kjo jep sinjale se pakti i 18 majit po del sërish në skenë, pasi qëllimi tij ishte që LSI të dilte jashtë loje në zgjedhje. Teksa tani po afrojnë zgjedhjet vendore, po jepen sërish sinjale bashkëpunimi PS-PD.
LSI nuk ka qenë pjesë delegacionit dhe i gjithë meraku i Ilir Metës në paktin e 18 majit ishte pikërisht ekzistenca e një pakti Rama-Basha për të bërë një reformë zgjedhore që asgjëson partitë e vogla, mes të cilave dhe LSI. Në atë kohë pati dhe zëra se flitej për futjen e një sistemi me dy parti, njësoj si në SHBA, sistem i cili do shkrijë LSI e paritë e tjera. Ende nuk dihet fiks se çfarë do ndryshojë në Kodin Zgjedhor, por sinjalet janë se PD-PS kanë rënë dakord dhe kanë lënë jashtë LSI, e cila ka filluar të shqetësohet.
Basha dhe aleatët
Reforma zgjedhore ka shqetësuar dhe aleatët e Partisë Demokratike. Të gjithë i druhen faktit për një marrëveshje Ram-Basha për të asgjësuar partitë e vogla. Për këtë arsye kohët e fundit aleatët tradicionalë të PD kanë kërkuar që pjesë e Kodit Zgjedhor të jetë dhe ndryshimi i sistemit. “Është e domosdoshme të ndryshohet sistemi, që mund të bëjë përzgjedhje përtej flamurit politik, ose të bëhen lista të hapura, ose një pjesë e zonave të bëhen mazhoritarë, sepse deri më sot shqiptarët votojnë listën që u ofron kryetari”, tha Dashamir Shehi, pak ditë më parë
Ndërsa kreu i PDK, Nard Ndoka, u shpreh: “Kemi një sistem që zhvlerëson votën e shqiptarëve, është një kod zgjedhor antikushtetues, vota nuk ka peshë. Është imediate që ne të diskutojmë disa variante”. Sesioni i ri parlamentar pritet të jetë mjaft i nxehtë, pasi reforma zgjedhore do përfundojë para zgjedhjeve vendore. Drafti tashmë është gati dhe partitë e vogla janë alarmuar, ndërsa marrëveshja e 18 majit ka dalë sërish në dritë.