Duke u paraqitur në SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha mbylli me një rrugë dy punë.
Më e para, ju bind urdhrit të gjykatës, ku firmosi procesverbalin përkatës për llogari të hetimit penal. Por njëkohësisht nuk e la pas ritmin e fushatës me mesazhin e numrit zgjedhor 1 në kapele.
Megjithatë, ka edhe një çështje të tretë që mbetet e pandryshueshme te ish-kryeministri, dhe ajo është kritika ndaj SPAK. Duartrokitjeve të mbështetësve iu bashkuan edhe zërat e të paraburgosurve të 313, të cilët janë fqinjët e Prokurorisë së Posaçme.
Për Berishën, ky ishte një moment për të kujtuar takimin në Komitetin Antitorturë në Këshillin e Europës, ku ka ngritur shqetësimin edhe mbi arrestimin e ish-presidentit. Por, pavarësisht akuzave të ndryshme, ajo që i bashkon të paraburgosurit VIP me këdo tjetër në burg, është rënia e prezumimit të pafajësisë.
Më 23 prill pritet të mbahet seanca paraprake e radhës, ku pritet të dëgjohet avokati i Homeplan, dhe pastaj do të shikohet nëse do jepet apo jo një vendim.
https://top-channel.tv/video/top-channel-berisha-fushate-ne-deren-e-spak-gjate-fjalimit-merr-duartrokitje-nga-313/