Ç’farë të them unë për atë pjesë të burrave që duan kënetën. Çfarë të them unë? Të jesh prind të kesh një votë, të kesh fëmijën në shtëpi 12 vjeç, nuk ka votë. Por vota jote për atë fëmijë do të thotë që nëse kontribuon që Shqipëra bëhet anëtare e BE, atëherë fëmijës tënd i jep pasaportën Europiane.
Dhe duke i dhënë pasaportën europiane nuk i jep fëmijës tënd dokument udhëtimi, por je njësoj si ata. Votën e keni edhe të fëmijëve. Nëse zgjidhni kënetën, nuk e di më se çfarë emri meritoni. Duke investuar për Shqipërinë Europiane, fëmija nuk të detyron të paguash 10 herë më shumë se sa një student atje.
Të jesh në BE si emigrant nuk është njësoj si të jesh me një pasaportë europiane të Shqipërisë. Të gjithë atyre që janë jashtë ju duhet Shqipëria në BE. Në momentin që hymë në BE kemi një buxhet ekstra. Ku kujtohet COVID, përse nuk morëm siç morën italianët. Fillimisht i morëm vaksinat e para nga Turqia. Sepse nuk jemi anëtarë të BE.
BE është një familje, një shtëpi e pasur dhe kush është brenda funksionon me rregulla bashkëjetese. Duhet të kuptojmë që në këto 3 javë të bëjmë diçka që nuk do e harrojmë kurrë. Këto zgjedhje do t’i mbajmë mend siç mbahen mend zgjedhjet e marsit të ’92 sepse ishin për të ndarë historinë. Për të mbyllur një kapitull të gjatë me një sistem që ishte rrëzuar. Në 11 maj koha e duhur dhe vetëm me ne mund të shkojmë në BE”, tha Rama.