Në opinionin publik vijon debati për negociatat me Greqinë për kufirin detar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm helen për shtrirje 12 milje në hapësirën shqiptare. Me ironi njëri nga komentuesit në Facebook pyet kryeministrin nëse në Sarandë kur të futemi në det, pasaportën duhet ta marrim me vete?
Nuk ka munguar edhe përgjigja e shefit të qeverisë që i sugjeron që të fusë kokën në ujë, pasi nuk i punon truri. “Paske zjarrmi te larte ne hemisferat e trurit qe duket qarte se nuk te punon ne marrje, prandaj si fillim fut koken nen cezem dhe mbaje te pakten 120 sekonda para se te flesh dhe sapo zgjohesh, per te pakten tre dite rresht dhe pastaj te shohim nese do kesh shenja permiresimi” ishte replika e Ramës.
Ministri grek, Nikos Kotzias u shpreh pak ditë më parë se Shqipëria ka pranuar shtrirjen 12 milje të Greqisë, por pala shqiptare mohon që të ketë marrëveshje.
d.b/shqiptarja.com