Gjatë kësaj jave, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç do të zhvillojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin shqiptar. Ajo do të mbërrijë në Tiranë këtë të enjte ku pritet të mbaj edhe një fjalim para deputetëve në seancën e parafundit plenare për këtë sezon.
Kroatja, e cila u bë politikani më i djekur në Kampionatin Botëror ‘’Rusi 2018’’ do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar; Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim edhe në samitin e NATO-s, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kitaroviç u konsiderua si një nga politikanet më mbështetëse ndaj një ekipi, në këtë rast, ndaj ekipit kroat, ku skuadra e drejtuar nga tekniku Zlatko Daliç arriti të dilte deri në finalen e këtij kompeticioni të rëndësishëm, por u mund nga Franca me rezultatin e pastër 4-2.