Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndodhet sot për të raportuar mbi ligjin për arsimin parauniversitar në Komisionin e Medias dhe Edukimit, por që në nisje të kësaj seance ka ardhur përplasja, pasi kryetarja e komisionit Albana e kudondodhur i’u drejtua Nikollës nëse ndihej e turpëruar, që kishte mashtruar mijëra fëmijë që nuk morën dëftesat në kohë, duke shpifur sepse Nikolla dhe Ministria e Arsimit nuk ka tagrin e prodhimit të letrave me vlerë (dëftesave)
Debati:
Vokshi: Gënjyet për shpërndarjen e dëftesave
Nikolla: Po gënjeni, çështjen do ta kallzoi në prokurori. “Shpif, shpif se diçka mbetet”, s’mund të vazhdojë më. Ne punojmë me mish e me shpirt, kërkohet një sjellje tjetër. Iu jam përgjigjur në kohë të gjithë maturantëve që iu duhej diploma për të ikur jashtë shtetit. Komunikoj falë zotit me prindërit. Ju sapo gënjyet. Të lutem zonjë, kërkove përgjigjen time, do më lesh të përgjigjem,
Vokshi: Ja ku janë sms që iu janë dërguar prindërve. Ja ku thuhet që dëftesat do ndahen në shtator se nuk kanë ardhur. Ne jemi këtu, për të sjellë zërin e 420 mijë fëmijëve. S’po flasim vetëm për maturantët. Kam pyetur një mikeshën time, ja ku thuhet se s’ka dëftesa. S’vini dot këtu e të kërcënoni opozitën pasi bëni pazaret tuaja. Përgjegjësia për tenderin bie mbi ju. Se mbuloni dot zullumin tim.
Nikolla: Mundem të flas?
Vokshi: Kush mban përgjegjësi që fëmijët në klasë të 6 e 7 s’kanë dëftesa. Marr vesh aq sa i duhet një prindi
Nikolla: Vijojmë me rendin e ditës
Vokshi: Duhet të ndiheshit e turpëruar, ja ku e keni vendin sot. Jam këtu për të përcjellë shqetësimin e fëmijëve.
Nikolla: Ju lutem, kjo është përgjigje shteruese. Përgjegjësinë time e jap në gjykatë. Je model i shëmtuar që shohin fëmijët
Vokshi:Tek ju shohin modelin e vjedhjes.
Nikolla: Kur të më thërrasi gjykata i përgjigjem
Vokshi: E dini rolin e deputetëve?