Vasali trim dhe petrit, si shkollmadh epruvetash, i ka kaluar caqet e dhënies mend, me diturinë që ka, kur sot ka marrë përsipër të këshilloj Komisionerin Hahn, se çfarë duhet të flasë dhe çfarë duhet të bëj. Kjo recetë “alla Vasal”, jepet nga partia e tij, e famshmja LSI, e zhytur në krim dhe trafiqe deri në grykë, që nga më i vogli e deri tek më i madhi.
Mirëpo, Vasalin tani e tremb Reforma në Drejtësi dhe rrëzimi i strukturave kriminale antishtet, ndaj ai as nuk shikon dhe as nuk dëgjon, por deliron me mençuritë e tij dhe bandës me 11 funksionarë të lartë në fushën e vjedhjes dhe grabitjes, që sot janë pas hekurave për disa vepra penale, më një funksionar, në kërkim ndërkombëtar si “Eskobari i Ballkanit”, me ish-ministra të akuzuar nën zë dhe publikisht deri tek ish kreu i Shpk, Ilir Meta.
Vasali sulmon Reformën në Drejtësi, duke na kujtuar, se reforma paska larguar gjyqtarë, që kanë vjedhur e vrarë dhe ngeli vendi pa “plehra”. Halli i Vasalit, do të zgjidhet shumë shpejt, por jo me gjyqtarët që admironte ai dhe LSI-ja, por ato të reformës Amerikano-Europiane.
Vasali nuk hesht dhe sot, duke sulmuar qeverinë dhe Europën, kur deklaron, se Rama dhe BE bashkëjetojnë me para të pista?!/Ekskluzive .al
Ja statusi i Vasalit
“A do te flase Hanh me Kryeministrin per parate e pista qe blene edhe Reformen ne Drejtesi se BE ne Tirane bashkejeton me to.
BE duhet te kishte si kusht kryesor per hapjen e negociatave me Shqiperine, luften pa asnje kompromis kunder pastrimit te parave te pista.
Kjo veprimtari kriminale e dimensioneve shume te medha po shperben ekonomine, bleu Reformen ne Drejtesi dhe po trondit rende ekulibrat sociale te vendit.
“Çuditerisht BE ne Bruksel flet shume pak per parate e pista,ndersa BE ne Tirane nuk ka folur dhe nuk flet kurre, bile bashkejeton fort mire ne heshtje me kete fenomen te dimensioneve te frikshme.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vene alarmin per pastrimin e parave te pista. Por edhe Banka e Shqiperise ka vene gishtin ne plage.
Hanh eshte sot ne Tirane dhe le ta filloje screeningun nga parate e pista te tjerat s’na duhen fare, sepse ne fund te fundit do te kujtohen si denglat e radhes.
Parate e pista blene, shkaterruan, bllokuan dhe lan Shqiperine pa Gjykate kushtetuese pa Gjykate te larte, pa KLGJ pa KLP pa Inspektor te pergjithshem te drejtesise.
Parate e pista i prene koken Drejtesise shqiptare.
A do t’ja thote dot keto Hanh kryeministrit te Shqiperise qe qeveris vetem me para te pista????
Ishalla ja thote Hanh kryeministrit…..sepse BE ne Tirane nuk ja tha dhe nuk ja thote dot as ne ANGLISHT as ne KROATISHT.